Mbrëmje barazimesh në Champions, Atletico dhe United bëjnë paqe (VIDEO)
Champions League mbrëmjen e sotme ka prodhuar dy barazime, duke lënë të hapur gjithçka për duelet e kthimit. Atletico Madrid dhe Manchester United nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në “Ëanda Metropolitano”.
Joao felix zhbllokoi shifrat që në minutën e 7-të me një goditje me kokë brenda zonës. Në minutën e 80-të do të vinte reagimi nga Anthony Elanga.
Benfica dhe Ajax e mbyllën në rezultatin 2-2 ndeshjen e parë të luajtur në Portugali. Tadic dhe Haller realizuan për skuadrën holandeze, ndërkohë që për vendasit golat mbajnë autorin e një autogoli nga Haller dhe të Yaermchuk. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

