Mbrëmje e barazimeve në Ligën e Kombeve/ Anglia dhe Italia bëjnë paqe, Gjermania s’di të fitojë
Anglia dhe Italia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në super sfidën mes tyre. Axurrët me shumë të rinj në fushë ishin rastin më të pastër në fraksionin e parë me Fratessin, por topi përfundoi jashtë, ndërkohë që në krahun tjetër Mount u ndal nga Donnarumma.
Në minutën e 52-të Sterling nuk arriti të shënonte nga një pozicion i favorshëm. Pak minuta më pas, ishte Di Lorenzo që kishte një rast të mirë. Gjermania nuk përfitoi duke u ndalur në një barazim 1-1 ndaj Hungarisë. Hungarezët shënuan të parët në minutën e 6-të me anë të Nagy. Gjermania nuk vonoi shumë dhe në minutën e 9-të ishte Hofmann ai që barazoi.
Holanda mori një barazim me përmbysje ndaj Polonisë. Pjesa e parë mbaroi në favorin e polakëve ku në minutën e 18-të ishte Cash i cili zhbllokoi rezultatin. Pjesa e dytë nisi përsëri në favorin e miqve ku Zielinski shënoi golin e dytë. Holanda shënoi dy gola të shpejtë me Klaassen në minutën e 51-të dhe Dumfries në minutën e 54-të. Holanda fiton një penallti në minutën e 92-të por Depay nuk do të realizonte. Belgjika nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Uellsit.
KOHA JONË SONDAZH

