Mbrëmje emocionuese në Champions/ City-PSG për kreun, Milan dhe Inter duele “jetë a vdekje”
Mbrëmja e sotme në Champions League do të jetë vendimtare për çështjen e kualifikimit për disa skuadra. Interi do të zbresë në fushë në orën 18:45 për të sfiduar Shakhtar Donesk. Zikaltrit kërkojnë vetëm fitore për të mos lënë gjithçka për në ndeshjen e fundit, të cilën do ta luajnë ndaj Realit. Në renditje skuadra zikaltër ka 7 pikë, një më shumë se Sheriff Tiraspol, që nga ana tjetër do të kërkojë një tjetër sukses surprizë ndaj Realit.
Në orën 21:00 super sfida e madhe do të jetë mes Manchester City-it dhe PSG. Skuadra angleze për momentin është me një pikë më shumë në krye të renditjes, dhe kjo sfidë është shansi i fundit për skuadrën pariziene për të rifituar kreun, pasi për kualifikimin zor se do të ketë surpriza nga Club Brugge.
Milani me vetëm 1 pikë në 4 ndeshjet e para, do të ketë një ndeshje, luan shanset e fundit për kualifikim, ndaj një rivali direkt si Atletico Madrid. Fitorja mund të bëhet e pavlefshme nëse në krahun tjetër Porto do të fitojë ndaj Liverpoolit. “The Reds” kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë, ndaj dhe nuk kanë shumë motivim. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

