Mbrëmje historike sonte për Hysajn në Leskovac, do të arrijë Canën

Elseid Hysajn sonte mund të futet në histori. Mbrojtësi i djathtë i Lazios, i është gati të hyjë në librat e rekordeve të futbollit shqiptar, në ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 kundër Serbisë.

Duke zbritur në fushë në këtë përballje, ish-lojtari i Napolit do të barazojë Lorik Canën si lojtari me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi, të dy me 93 paraqitje për Kombëtaren shqiptare.

Pak javë më parë, Hysaj dhe Cana u takuan në Romë, në La Casa del Cinema, gjatë premierës së dokumentarit “UDHA”, një projekt i prezantuar nga Cana në bashkëpunim me gazetarin e njohur arbëresh Arbër Agalliu dhe regjisorin italian Alessandro Ferrantelli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dokumentari trajton historinë e komunitetit arbëresh, shqiptarëve të Italisë që kanë ruajtur gjuhën dhe traditat ndër shekuj. Në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje për Shqipërinë, i treti renditet portieri Etrit Berisha, i cili nuk është ftuar nga Sylvinho në grumbullimet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?