Mbrëmje spektakolare sonte në Champions/ Reali sfidon City-in, Arsenali pret Bayernin

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e para çerekfinale, ku spektakli është i garantuar. Real Madrid do të luajë një finale të parakohshme ndaj Manchester City-it.

Në 10 vitet e fundit këto dy klube janë ndeshur plot 10 herë, në fazë grupesh në sezonin 20122013, në fazën e 1/8 në 2020 ku kaluan anglezet, dhe tre herë në gjysmëfinale.

Në 2016 kaloi Reali, në 2022 sërish madrilenet dhe në 2023 Manchester City. Anglezet janë kampion në fuqi të kontinentit dhe mbeten skuadra me për t’u mundur edhe këtë sezon. Mbrojtja e trofeut të fituar vjet në Stamboll është prioritet kryesor tashmë për qytetaret.

Reali nga ana tjetër, rekordmen në këtë kompeticion beson se ka ende yjet që mund të bëjnë diferencën në ndeshje të tilla që mund të konsiderohen si finale të parakohshme.

Një tjetër ndeshje që premton shumë emocione është ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Bayern. Topçinjtë vijnë si kryesues në Premier League dhe synojnë të shkojnë sa më larg dhe në Champions. Nga ana tjetër Bayerni pas një sezoni shumë të dobët në kampionat, e sheh si kompeticioni e fundit ku mund të lërë gjurmë. Me një humbje të mundshme, Tuchel me shumë mundësi do të shkarkohet.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "QUARTER-FINALS FINALS TUESDAY FIXTURES Arsenal VS BAYERN MUNCHEN ARSENAL STADIUM MAHcHeTep 04 VS 密 CITY ESTADIOSANTIAGOBERNABÉU ESTADIO SANTIAGO BERNABÉU"

 

SHKARKO APP