“Mbreti i golit” për vitin 2019 është Lewandowski, lë pas Messin dhe Mbappe
Robert Lewandowski do të mbyllë vitin 2019 si golashënuesi më i mirë në futbollin elitar. Sulmuesi polak ka shënuar 54 gola në 58 ndeshje me Bayern Munich dhe kombëtaren e tij që nga 1 janari. Një “kanibal” i vërtet.
Bomberi i njohur ka qenë disa herë në mesin e golashënuesve më të mirë, por nuk kishte arritur të përfundonte një vit kalendarik në vendin e parë. Një territor që Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë dominuar në vitet e fundit, përveç 2017-s dhe 2009-s, kur Harry Kane dhe Edin Dzeko arritën të thyejnë hegjemoninë e argjentinasit dhe portugezit.
Leo Messi është renditur në vendin e dytë me 50 gola në 58 ndeshje. Futbollisti katalanas është penalizuar edhe nga mungesa në 4 ndeshjes pas dënimit në Kupën e Amerikës. Në vendin e tretë është Kylian Mbappé me 44 gola në 49 ndeshje. Futbollisti francez mund të humbasë vendin e tretë, pasi Raheem Sterling, i cili ka 41 gola dhe ka akoma dy ndeshje për të luajtur deri në fund të vitit.
Nga futbollistët që luajnë jashtë Evropës, izraeliti Era Zahavi spikat. Sulmuesi që luan te Guangzhou në Superligën Kineze, ka arritur që të shënojë 40 gola me klubin dhe kombëtaren e tij. Carlos Vela gjithashtu ka spikatur me Los Angeles FC, duke arritur në 38 gola, pa luajtur asnjë ndeshje me Meksikën. /R.Lika-Koha Jone/