“Mbreti i të gjithë budallenjve”, tifozët e Barcelonës shpërthejnë ndaj mbrojtësit

Pas eliminimit dramatik të Barcelonës në gjysmëfinalen e dytë të Champions League kundër Interit (4-3 pas 120 minutash në “San Siro”), mbrojtësi Ronald Araujo është bërë objekt kritikash të ashpra nga tifozët në rrjetet sociale.

Uruguaiani, hyri si zëvendësues, por la shumë për të dëshiruar sipas ndjekësve të ekipit katalanas. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në platformën X (ish-Twitter) u shfaqën komente të shumta, në të cilat tifozët e fajësuan drejtpërdrejt.

Komentet ishin tepër të ashpra:

Swiss Digital Desktop Reklama
  • Lojtarë si Araujo të bëjnë të urresh futbollin. Zemërimi që ndiej tani nuk është i mirë për shëndetin tim”, shkroi një përdorues.

    Swiss Digital Mobile Reklama
  • Nuk do ta fal kurrë Araujo-n”, u shpreh një tjetër tifoz i zhgënjyer.

  • Araujo është shumë qesharak. S’ia vlen as ta urresh. Ai është thjesht ai që është: Nunez-i i qendërmbrojtësve”, shkruante një tjetër komentues, duke e krahasuar me sulmuesin uruguaian të Liverpool-it për gabimet e tij.

Pati edhe komente më të rënda, me disa tifozë që kërkuan largimin e tij nga klubi:

  • Kjo duhet të jetë ndeshja e fundit e Araujo-s për Barcelonën”.

  • Araujo është lojtari më budalla në historinë e klubit tonë”.

  • Mbreti i të gjithë budallenjve në futboll”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?