Mbrojtësi i Ajax kryen vizitat mjekësore me Bayernin, mungon vetëm firma
Sporti E Enjte, 5 Maj 2022 15:21
Noussair Mazraoui do të jetë pjesë e Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Anësori i krahut të djathtë kalon te bavarezët me parametra zero, pasi i ka përfunduar kontrata me Ajax.
Në muajin mars ai kishte folur me drejtorin e bordit, Oliver Kahn, si dhe me trajnerin Julian Nagelsmann. Mazraoui tashmë ka kaluar një pjesë të vizitave mjekësore dhe ka mbetur vetëm firma. Palët kanë rënë dakord për gjithçka në lidhje me kontratën.
KOHA JONË SONDAZH

