Mbrojtësi i Barcelonës del pozitiv me koronavirus, por sfida me Bayernin do të luhet

Pak para super sfidës kundër Bayernit, Barcelona ka njoftuar se një tjetër futbollist i saj ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Bëhet fjalë për mbrojtësin francez Samuel Umtiti, i cili bëhet i dyti futbollist i katalanëve që preket nga koronavirusi dhe sipas njoftimit të klubit, është vendosur menjëherë në karantinë në banesën e tij.

Lajmi i mirë është se Umtiti nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Lisbonës, për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pasi ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka asnjë rrezik për ndeshjen sonte, ku të gjithë lojtarët në dispozicion të Setien janë konfirmuar negativë ndaj koronavirusit.

Kujtojmë që më herët edhe mbrojtësi tjetër francez, Jan Clair Todibo rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

SHKARKO APP