Mbrojtësi i Chelsea-t kryen vizitat mjekësore me Barcelonën

Barcelona po bën goditje të rëndësishme në merkato, kryesisht me kosto zero. Një prej tyre është qendërmbrojtësi danez i Chelsea-t, Andreas Christensen, që ka kontratë deri në fund të sezonit me londinezët dhe ka refuzuar të gjithë ofertat për të zgjatur bashkëpunimin.

Klubi katalan duket se ka fituar garën mes shumë skuadrave për shërbimet e 26-vjeçarit, pasi sipas mediave spanjolle, Christensen ka zgjedhur pikërisht Barcelonën për të vijuar karrierën dhe të hënën ka kryer edhe vizitat mjekësore.

Danezi ka mundësinë të firmosë para-kontratë dhe duket se e ka bërë këtë pikërisht me Barcelonën, teksa tashmë do të presë fundin e sezonit për t’u vënë nën urdhrat e Xavit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?