Mbrojtësi i City-it dëmtohet duke zbukuruar pemën e Krishtlindjes
Situatë e çuditshme te Manchester City. Sipas “The City Chief”, mbrojtësi anglez John Stones ka pësuar një dëmtim në shtëpi ndërsa po dekoronte pemën e Krishtlindjes dhe do të mbetet jashtë fushave për një periudhë ende të pacaktuar.
Ngjarja vjen në një moment delikat për “qytetarët”, sidomos pas incidentit të fundit me Cole Palmer, i cili theu një gisht të dorës pasi u përplas me komodinën në shtëpi.
Pep Guardiola ka deklaruar se aktualisht nuk dihet natyra e plotë e dëmtimit dhe as kur Stones do të rikthehet në stërvitje.
Në këtë sezon, Stones ka zhvilluar 13 ndeshje për Manchester City, por ende nuk ka lënë shenjë. Ndërkohë, sot City udhëton për në “Santiago Bernabéu”, ku do të përballet nesër me Real Madridin në ndeshjen e gjashtë të fazës së grupit të Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

