Mbrojtësi i Gjermanisë befason me klubin e ri, edhe pse Bayern dhe Inter e kërkonin
Sporti E Hënë, 2 Maj 2022 18:31
Mbrojtësi i kombëtares gjermane, Matthias Ginter i ka surprizuar të gjithë me vendimin e tij. Edhe pse për shërbimet e tij interesoheshin klube si Bayern Munchen dhe Inter, 28-vjeçari ka zgjedhur Freiburgun.
Klubi i Bundesligës që po garon për një biletë në Champions League, ka arritur akordin me Ginter.
Një përforcim me vlera për skuadrën e Freiburgut, që ka zhvilluar një sezon fantastik në kampionatin gjerman deri tani.
KOHA JONË SONDAZH

