Mbrojtësi i Hamburgut humbet toruan, sulmon tifozin në tribunë (VIDEO)

Mbrojtësi i Hamburgut, Toni Leistner ka sulmuar një tifoz të Dynamo Dresden pas një interviste që ka bërë në fundin e takimit. Episodi ndodhi pas fitores 4-1 të Dresden në Kupën e Gjermanisë ndaj Hamburgut, teksa të pranishëm ishin mbi 10 mijë tifozë.

Futbollisti humbi toruan, pasi tifoz i bëri një gjest dhe më pas shkoi në tribunë për ta shtyrë, por tifozët e larguan. Një incident i tillë ndodhi disa muaj më parë në Angli, teksa Erid Dier hipi në tribunë për të sulmuar tifozët. /Koha Jone/

SHKARKO APP