Mbrojtësi i Liverpulit komenton përballjen me Shqipërinë: Janë kombëtare në rritje!
Shqipëria është shortuar në Grupin 1 të Ligës C, teksa rivali më i fortë është kombëtarja e Skocisë. Mbrojtësi i Liverpulit, Andreu Robertson, ka komentuar përballjen ndaj kuqezinjve tanë dhe Izraelit.
“Ishte emocionuse të shihje shortin e Ligës së Kombeve. Ka kaluar shumë kohë që kemi luajtur ndaj Izraelit, por kemi një rekord të mirë ndaj tyre. Mendoj se kam të drejt kur them se luajmë për herë të parë ndaj Shqipërisë.
Do të jetë diçka ndryshe për kombëtaret dhe tifozët. Ata bënë një prezantim shumë të mirë në Europian, dhe janë një kombëtare në rritje. Kupa e Kombeve është një kompeticion ku duhet të bëjmë maksimumin”, ka thënë mbrojtësi i Liverpulit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

