Mbrojtësi i Milanit arrin akordin për transferimin falas te Lazio
Transferimi i Alesio Romagnolit te Lazio duket një cështje e mbyllur. Negociatat po ecin në rrugën e duhur dhe së fundmi janë gjetur edhe marrëveshjet për detajet e vogla që e mbanin pezull.
E vetmja gjë që mungon tashmë është vetëm zyrtarizimi, por sipas të njëjtit burim ka edhe një datë se kur pritet të vijë komunikata e klubit. Alessio Romagnoli me Milanin e tij do të përballet më 24 prill me Lazion në një ndeshje që pritet të jetë shumë vendimtare për titullin kampion.
Pas kësaj ndeshjeje pritet të vijë edhe zyrtarizimi për kalimi e tij te klubi bardhekaltër.
KOHA JONË SONDAZH

