Mbrojtësi i Spal zbulon sekretin e Lewandowskit: Ndjek një dietë speciale!

Një ndër sekretet e Robert Lewandowskit, golashënuesi më i mirë i Bundesligës, është ushqimi. Mbrojtësi i Spal Thiago Cionek, ish-shoku i tij në Kombëtaren polake, ka zbuluar një nga sekretet e tij.

“Është një futbollistë që ka dëshirë që të përmirësohet shumë dhe ndjek një dietë speciale nga bashkëshortja e tij. Është një nutrologe shumë e njohur në Poloni. Një nga pikat e kthesës në karrierën e tij dhe në Kombëtare, ishte kur ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të ngrënit.

Në ditën e ndeshjes ha shumë proteina. Gjithmonë ka ton në mëngjes dhe gjëra të tjera shumë specifike, duke shmangur gluten dhe laktozë. Një ditë para ndeshjes, ai konsumon puding me oriz për të shtuar karbohidrate dhe glukozë. Për të rikuperuar energji, ushqehet me perime dhe avokado”, deklaroi Cionek. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP