Mbrojtësi kuqezi bën “bomberin” në La Liga, Kumbulla përfitoi nga një rrëmujë

Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla di të mbrojë dhe të shënojë. Ai ka gjetur golin e tij të dytë në La Liga, duke shënuar në sfidën që po luhet në “Ramon Sanchez Pizjuan”, duke kaluar në epërsi Espanyol e tij përballë vendasve të Sevilla. Në ndeshjen e vlefshme për raundin e 21 në La Liga, miqtë nga Barcelona kaluan në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë me golin e mbrojtësit shqiptar. Kumbulla përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me topin e mbetur pranë portës, goditi me të djathtën për ta çuar në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?