Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Kyle Walker zyrtarizohet te Manchester City pwr 54 mln sterlina
Ai do të fitojë një pagë javore prej £130,000, gjatë qëndrimit të tij te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.
“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për City dhe pres me padurim që të startoj. Pep Guardiola është njëri prej trajnerëve më të respektuar në botë dhe ndjehem se ai mund të më ndihmojë që ta çoj lojën time në një tjetër nivel”, deklaroi vetë mbrojtësi i djathtë, Kyle Walker gjatë prezantimit të tij me fanellën e Manchester City.

Walker është blerja e tretë e shtrenjtë e City në këtë merkato vere pas Bernardo Silva dhe portierit Ederson, që mbërritën respektivisht nga Monaco dhe Benfica.
Etiketa prej 54milionë sterlina është një rekord botëror për një mbrojtës, sikurse raporton edhe vetë kompania që menaxhon futbollistin, “Base Soccer”, nëpërmjet një postimi në Tweeter.
Ky rekord deri sot mbahej nga David Luiz, për transferimin e tij nga Chelsea drejt PSG në 2014 për shumën e £50milionë. Walker bëhet gjithashtu edhe futbollisti anglez më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, duke hequr kështu kurorën nga koka e Raheem Sterling.
(e.k/BalkanWeb)
KOHA JONË SONDAZH

