Mbyllen dyert e stadiumeve edhe në Spanjë, vjen vendimi zyrtar
Sporti E Martë, 10 Mars 2020 12:37
Federata Spanjolle ka marrë vendimin që dy javët e ardhshme të La Ligas do të luhen pa praninë e tifozëve si masë paraprake për t’u ruajtur nga përhapja e koronavirusit.
Ndeshjet pa dyer të mbyllura do të nisin të premten e 13 marsit me sfidën Real Madrid-Eibar. Ndërkohë ka hyrë që tani në histori pa luajtur ende derbi mes Sevilla dhe Betis që për herë të parë në historinë e futbollit spanjoll do të luhet pa tifozë.