Mbyllet merkato e dimrit, 10 blerjet më të bujshme në Europë (Foto)
Merkato e dimrit është mbyllur zyrtarisht. Premier League kryeson listën e transferimeve më të shtrenjta të dimrit. Klubet e mëdha, si Manchester City dhe Chelsea shënuan disa nga transferimet më të shtrenjta. Primera Division në Spanjë zgjodhi një politikë të tërhequr, duke preferuar goditje me profil të ulët. Barcelona nuk bëri asnjë blerje. Seria A duket se vazhdon të jetë në krizë financiare, ndërsa Bundesliga shënoi vetëm një blerje të bujshme. Klubet franceze përfaqësohet nga Manoco, falë investitorëve arabë, për të shënuar një blerje të kushtueshme:
10 blerjet më të shtrenja të dimrit:
Transferimi i sulmuesit nga Bregu i Filidishtë, Wilfried Bony, nga Swansea te Manchester City, për rreth 37 milionë euro ishte blerja më e kushtueshme e merkatos së dimrit. “Bomberi” që në Premier League po shquhet si golashënuesi më i mirë, qëndronte në majën e listës së trajnerit Manuel Pellegrinit. Klubi i presidentit Al Mubarak vendosi të paguante klauzolën e largimit të afrikanit pa u menduar dy herë.
Chelsea zgjodhi të godasë në merkato me kolumbianin Juan Cuadrado për të forcuar repartin e sulmit. Blutë i paguan Fiorentinës 33 milionë euro si dhe lejuan Mouhamed Salah në formë huazimi, për 18 muaj te Fiorentina.
Andre Schurrle kaloi te Wolfsburg për 29 milionë euro. Presidenti Roman Abramovich nuk bëri ndonjë sakrificë të madhe financiare, mbi blerjen e Cuadrados, pasi për rikthimin e Schurrle në Bundesliga , si rrallëherë një klub gjerman bën një lëvizje të tillë në aspektin ekonomik.
Valencia për të siguruar një vend në Champions vendosi të blejë Enzo Perez nga Benfica, duke derdhur në arkën e portugezëve rreth 27 milionë euro. Spanjollët fituan betejën me Manchester United për mesfushorin, falë ofertës më të lartë.
Gabriel Paulista kaloi nga Villarreal te Arsenal, për 19 milionë. Mbrojtësi 24-vjeçar u vëzhgua për një kohë të gjatë nga Arsen Venger, derisa u arrit të finalizohej operacioni delikat.
Benfika mbushi arkat por një tjetër lojtar cilëso i është larguar, sepse sulmuesi Bernardo Silva firmosi për skuadrën e Monaco, për 16 mln euro.
Presidenti i Realit, Perez, njihet se nuk kursehet për lojtarët që i nevojiten Carlo Ancelotit. Mesfushori 21-vjeçar Lucas Silva u transferua nga Brazili në “Bernabeu”, për 15 mln euro.
Seydou Doumbia është një tjetër lojtar i Bregut të Fildishtë, mes 10 të parëve. Roma derdhi në arkën e CSKA-së diçka më pak se 15 mln euro për të plotësuar boshllëkun e lënë nga largimi i Mattia Destros.
Mbrojtësi Ryan Bertrand për 13 mln euro u transferua nga Chelsea te Southampton
Ish- sulmuesi i Sampdorias, Manolo Gabbiadini zgjodhi fanellën e Napolit që pagoi rreth 12 milionë euro në llogarinë e ekipit të presidentit Ferrero.
KOHA JONË SONDAZH

