Mbyllet mes kaosit Partizani-Vllaznia, kuqebluve u mohohet një gol me VAR (VIDEO)

Partizani dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja nuk pati shumë raste shënimi, me dy skuadrat që menduan të jenë më shumë të kujdesshme.

Emocione prodhuan minutat e fundit, por edhe polemika e protesta. Xhuliano Skuka, lojtari më i rrezikshëm i Partizanit, u ndal nga shtylla në minutën e 84-t.

Në krahun tjetër Ante Aralca do të gjente golin e avantazhit me një goditje me kokë. Kroati fitoi duelin ajror ndaj dy mbrojtësve dhe dërgoi topin në rrjetë, por arbitri kryesor anuloi golin e shkodranëve pasi pa pamjet në VAR.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?