Mbyllet pa gola derbi i shqiptarëve në Seria A në duelin Empoli-Spezia

Nuk ka fitues në derbin e shqiptarëve midis Empolit dhe Spezias në kuadër të javës së 32 të Serie A. Dueli përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, pavarësisht faktit se të dyja ekipet tentuan disa herë që të zhbllokonin rezultatin.

Kristjan Asllani që provoi nga distanca me një goditje mjaft të bukur, por goditja e tij shkoi pak më lart se kuadrati i portës. Edhe në fundin e takimit, të dyja ekipet tentuan të prishnin ekuilibrat, ku ishte fillimisht Spezia me Daniele Verde e më pas Empoli me Marco Benassi.

Edhe Bajrami u shfaq rrezikshëm për Empolin, por goditja e tij ishte e lehtë përballë portierit Provedel. Empoli ngjitet në kuotën e 34 pikëve, në vendin e 12-të, ndërsa Spezia ka një pikë më pak dhe ndodhet në vendin e 15-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?