Mbyllet pa gola pjesa e parë e Derbit të Madoninës, Interi më pranë golit
Derbi i Madonninës është ndezur që në minutat e para, por 45 minutat e para u mbyllën pa gola, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga të dyja skuadrat. Interi ishte më këmbëngulës në sulm, ndërsa Milani u mbrojt me të gjitha forcat dhe kërkoi të godiste me kundërsulme.
Zikaltrit nisën fort me një goditje me kokë të Marcus Thuram pas një krosimi të Dimarco-s (4’), por Maignan reagoi në kohë. Acerbi ishte shumë pranë golit në minutën e 27-të, kur goditi shtyllën e majtë pas një krosimi perfekt nga Calhanoglu nga këndi.
Pak çaste më vonë, Calhanoglu provoi vetë nga distanca (29’), por gjuajtja shkoi shumë larg. Rasti i fundit i madh i pjesës së parë erdhi sërish nga zikaltrit, Lautaro Martinez nuk arriti të mposht portierin Maignan me një goditje brenda zonës.
KOHA JONË SONDAZH

