Mbyllet sezoni në Abissnet Superiore, Tirana mundet nga Kukësi por nis festën e titullit

Abissnet Superiore ka ulur siparin e sezonit 2021-2022 pasditen e sotme, teksa verdikti i vetëm i mbetur pezull, është skuadra që do të marrë pjesë në Conference League.

Bardheblutë u mposhtën me rezultatin 2-3 nga Kukësi në shtëpi, teksa e gjithë vëmendja e tyre ështe te festa që po zhvillohet. Tirana ngriti lart zyrtarisht trofeun e 26 në histori, në një pasdite festive në “Selman Stërmasi”, aty ku nga hapja e dyerve, përfituan edhe disa tifozë holandezë që kishin mbetur në kryeqytet, për të ndjekur një tjetër sfidë.

Partizani e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe mori një tjetër fitore, 3-4 në transfertën kurbinase ndaj Laçit, ndërsa Vllaznia triumfoi 1-3 ndaj Kastriotit, por nuk arriti të sigurojë Europën, megjithatë ka ende shans që të fitojë Kupën e Shqipërisë më 31 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barazim 1-1 në sfidën mes Egnatias dhe Dinamos, dhe barazim pa gola në Skënderbeu-Teuta, dy takime të tjera që luheshin vetëm për statistika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket zonës së poshtme të renditjes, Dinamo dhe Skënderbeu janë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Egnatia do të sfidojë Korabin në Play Out për të siguruar mbijetesën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?