Mbyllet sezoni në Premier League/ City rrëmben titullin e 10-të, Chelsea dhe United jashtë Championsit

Manchester City është kampion i Premier League për sezonin 2023-2024. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 3-1ndaj Uest Ham  në javën e fundit të kampionatit. Dopieta e Foden vendosi ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa goli i Kudus shërbeu vetëm për statistikë, pasi Rodri thelloi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.

Manchester City “kurorëzon” kështu sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, për ta ky është titulli i 10-të në histori dhe i katërti radhazi.  Arsenali duhet të provojë sërish vitin tjetër për të arritur te suksesi në Premier League, sot ekipi i Artetës fitoi 2-1 me Everton.

Chelsea në sezonin e ardhshëm do të luajë në Conference League, pasi e mbylli në vendin e 6-të, ndërkohë që United mbeti jashtë zonës evropiane.

Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it. Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin e Premier League me fitoren 2-0 ndaj Wolves, duke u renditur në vend të tretë me 82 pikë.

Në minutën e 28-të Semedo u ndëshkua me karton të kuq dhe i la miqtë me dhjetë lojtarë. Superioriteti numerik u shfrytëzua nga vendasit, të cilët zhbllokuan takimin në minutën e 34-t falë Mac Allister. Pak minuta më pas Quansah dyfishoi avantazhin për skuadrën e Jurgen Klopp si dhe vulosi këtë takim.

r/soccer - Final Premier League Table

SHKARKO APP