Mbyllja e kampionateve, zbulohet data e fundit e lejuar nga UEFA
UEFA organizoi dje një mbledhje me video-konferencë, ku u vendos që në momentin që futbolli në Europë do të rifillojë, do t’u jepet përparësi kampionateve kombëtare. Më pas në verë mes muajve korrik dhe gusht do të jetë koha për të përfunduar edicionin 2019-2020 të UEFA Champions League dhe Europa League. Gjithsesi edhe pse do t’u jepet përparësi përfundimit të kampionateve kombëtare edhe ato do të kenë një limit.
Data e fundit sipas UEFA-s që duhet të mbyllet kampionatet do jetë 6 gushti pasi nëse kampionate si Serie A apo La Liga me Spanjën dhe Italinë që janë edhe dy shtetet më të prekura nga koronavirusi nëse nuk mbyllen deri në 6 gusht do të vendosin në rrezik startin e sezonit të ri në Europë.
Gjithsesi çdo vendim do të merret në bazë të COVID-19, ndërsa sipas të gjitha gjasave stadiumet do të jenë bosh pasi askush nuk kërkon të rrezikojë një përhapje tjetër masive të virusit.