McKennie: Dje pamë Milanin dhe Interin të humbnin pikë, ju tregoj sekretet e festës!

Weston Mckennie është njeriu i momentit te skuadra e Juventusit. Futbollisti amerikan i afruar gjatë kësaj vere nga bardhezinjtë, po shkëlqen, teksa sot shënoi ndaj Bolognës, golin e tretë në këtë kampionat.

“Ne dje i pamë ndeshjet, dy ekipet milaneze që humbën pikë. Për ne ishte shumë e rëndësishme, do të jetë një garë deri në fund.

Inkursionet në zonë? E kam pasur gjithmonë, kam fatin që vrapoj shumë, dhe falë kësaj arrij që të gjejë hapësira, të cilat shfrytëohen edhe nga mesfushorët tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festimi si Zorro? Kam një tatuazh në gisht, ndaj ishte si shkopi magjik i Harry Potter”, tha futbollisti amerikan, që është kthyer në titullar të padiskutueshëm. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?