McKennie: Juventus tjetër nivel, Pirlos edhe tani nuk ja marrë dot topin!
Weston McKennie është një nga surprizat e sezonit të ri te skuadra e Juventusit. Futbollisti amerikan u afrua gjatë kësaj vere te bardhezinjtë, teksa që në dy ndeshjet e para ka arritur që të tregojë vlerat e tiij. Në një intervistë të dhënë për “ESPN”, ai nuk i ka kursyer fjalët e mëdha për trajnerin Pirlo.
“Kam kaluar mirë deri më tani. Pirlo ishte një nga më të mirët në pozicionin e tij. Në fakt, luante në pozicionin tim, ndaj e dija që do të mësoja shumë prej tij, duke e pasur trajner. Ai luan me ne ndonjëherë dhe është kaq elegant. Nuk mund ta marrësh topin prej këmbëve të tij. Ai e njeh më mirë se askush rolin e mesfushorit, kështu që ta kesh trajner është shumë e bukur.
Juventusi është një nivel tjetër. Pa dyshim që kisha drojë kur hyra në dhomën e zhveshjes, duke parë lojtarët me të cilët ke luajtur në ‘play station’. Mendova me vete: oh, Zoti im! Unë mund të mësoj shumë nga këta njerëz. Nuk ishte sekret se kisha qëllim të kaloja në Premier League, por kur të kërkon një ekip si Juventusi, me kalibrin e lojtarëve që ka, stafin trajnues, duke dëgjuar se Pirlo do të jetë trajneri i ri, kjo e bëri kalimin në Serie A gjithnjë e më tërheqëse”, deklaroi McKennie.