McTominay shënoi një “perlë” me roveshatë mbrëmë, njëlloj si Cristiano Ronaldo (VIDEO)
Scott McTominay ndezi atmosferën në “Hampden Park” me një supergol akrobatik, duke i dhënë Skocisë avantazhin e hershëm ndaj Danimarkës në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Mesfushori i Napolit, ish-lojtar i Manchester United, shënoi që në minutën e 3-të, teksa me një goditje të pabesueshme me roveshatë devijoi një kros në lartësi dhe e çoi topin pas shpinës së Kasper Schmeichel, duke shkaktuar shpërthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Skuadra e Steve Clarke hyri në këtë sfidë të fundit të Grupit C me detyrimin për të fituar, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin direkt në Botërorin 2026. Skocia mori një “oksigjen” të papritur fundjavën e kaluar, pavarësisht humbjes 3-2 ndaj Greqisë, ku ishte në disavantazh 3-0 në Pire.

KOHA JONË SONDAZH

