Më 16 nëntor nis gjyqi ndaj Manchester City-it, rrezikon rënien nga kategoria
Më 16 shtator 2024, do të hapet gjyqi ndaj klubit anglez Manchester City, për shkelje të Fair Play-t Financiar. Në fakt, Premier League akuzon kompaninë në pronësi të Sheikh Mansur bin Zayd Al Nahyan për shkelje sistematike dhe të përsëritur të rregullave të vendosura nga UEFA, me më shumë se njëqind raste nën hetim.
Për nëntë vjet, nga viti 2009 deri në 2018, City dyshohet se iu shmang rregulloreve të shpenzimeve duke mos dhënë informacion të saktë në lidhje me operacionet e tij.
Sipas shtypit anglez, gjyqi ndaj Qytetarëve do të zgjasë dy muaj e gjysmë dhe dënimi duhet të mbërrijë në fillim të vitit 2025 (kujtojmë se vitin e kaluar, për shkelje të Fair Play Financiar, Premier League sanksionoi Evertonin me – 8 pikë dhe Nottingham Forest me -4).
Teorikisht, nëse do të vërtetoheshin akuzat më të rënda, City rrezikon të bjerë nga kategoria. Shkeljet e supozuara, siç u përmendën, përfshijnë mosdhënien e informacionit të saktë financiar për nëntë sezone.
Klubi, nga ana e tij, gjithmonë ka mohuar çdo akuzë dhe ka pretenduar se ka në posedim “provave të pakundërshtueshme” që do ta shfajësojnë atë. Kompania ka punësuar Lord Pannick KC për të udhëhequr mbrojtjen kundër akuzave.