Më 19 mars mblidhet Asambleja në FSHF, do të tërhiqet Duka për të kandiduar në Durrës?
Nuk dihen arsyet e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së, por një e tillë u vendos se do të mblidhet më 19 mars. Priten që të ketë ndryshime sa i përket mënyrës së drejtimit të futbollit, masave mbi problemet e shfaqura në të gjitha kategoritë, si dhe diskutimi mbi formulën e kampionatit të dy kategorive kryesore. Por ka zëra se presidenti aktual Armand Duka mund të tërhiqet për të kandiduar në Bashkinë Durrës, që gjithsesi nuk konfirmohen, por vetë Armand Duka nuk e ka përjashtuar më parë këtë si mundësi. Në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot Komiteti Ekzekutiv i saj, i cili ka diskutuar për probleme të ndryshme të rendit të ditës. Vendimi më i rëndësishëm i Komitetit Ekzekutiv ka qenë thirrja e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të futbollit shqiptar. Është vendosur që ajo të zhvillohet më datë 19 mars në sallën e Hotel “Tirana Internacional”. Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ajo mblidhet një herë në vit. Asambleja e fundit është mbledhur më 28 shkurt 2014, ku presidenti aktual Armand Duka fitoi mandatin e tij të katërt në krye të FSHF-së.
KOHA JONË SONDAZH

