Më 3 qershor 2016, nis rrugëtimin në përjetësi i legjendës së boksit, Muhammad Ali

Nga Albert Vataj

Pas 32 vitesh beteje me një kundërshtar të fort, siç ishte parkinsoni, legjenda e ringut botëror, ai që shkroi faqen e historisë së boksit, Cassius Marcellus Clay Jr – Muhammad Ali, u rrëzua për të mos u ngritur më. Ishte shuar një frymë që ngopi kraharorë dhe jetësoi ëndrra, përmbysi mendësi dhe shkallmoi paragjykime, me grusht dhe me vepër, në ring dhe në jetë, me zë dhe me kushtrim, pëshkënditi atë yllë përjetësie, u ngjit lart për të lënë pas një përmendore kapluese karriere dhe fame.

Boksieri më i mirë i të gjitha kohërave Muhamed Ali, ndërroi jetë të premten e 3 qershorit të viti 2016 në moshën 74-vjeçare. Ish-Kampioni legjendar i Peshave të Rënda në boks, dhe mbeti i i tillë në histri dhe kujtesë. Ai ndërroi jetë në një spital të Arizonas, ku ishte shtruar për të sprovuar në një ndeshje fatale mundësinë e tij të fundit. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, sëmundje që iu përshkallëzua edhe nga Parkinsoni. Prejkurë i iku nga ringu, ashtu kryelartë dhe triumfues, të tjera beteja e morën në krahë, për ta ngjitur edhe më lart lavdinë e atij njeriu që nuk luftoi vetëm me grushte por edhe me shpirt dhe zemër, me mendje dhe me atë vullnet që e ngjiti atë në panteon si një njeri që aspironte për liri dhe të drejta, për besim dhe dinjitet. Dhe aty mbeti, si një fanar, buzë deteve gjithnjë të trazuar dhe brigjeve kërcënues.

Ka lindur me 17 Janar 1942, dhe quhej Cassius Marcellus Clay, Jr., Muhammad Ali fitoi nje reputacion te madh si njeriu i dedikuar ne arritjen e qellimeve dhe realizimin e endrrave te tij. Mbas nje shkelqimi ne karrieren e boksit – perfshire ketu te qenurit tre here kampion bote i peshave te renda ne boks – Ali u diagnostikua me semundjen e Parkisonit.

Muhammad Ali dhe ” zhdervjelltesia e tij si nje flutur, thumbimi si blete ” stili i tij krejt i vecante arriten te pushojne te gjithe boten e peshave te renda ne boks, per rreth nje dekate e gjysem. Cassius Clay sic quhej ne adoleshence, fitoi medaljen e arte ne nje divizion te lehte te peshave te renda ne Lojrat Olimpike me 1960. Me vone ai fitoi titullin kampion i peshave te renda te botes, dhe u be personazhi me i shquar ne aren internacionale si ne ring ashtu dhe jashte tij. Por ndersa Ali ngriti pishtarin e ndezur per te hapur Lojrat Olimpike ne Atlanta, Georgia me 1996, krahu i tij u drodh dukshem. Boksieri legjendar vuante nga semundja e Parkisonit, nje gjendje qe mund te jete shkaktuar nga goditje e marra gjate dyluftimeve me kundershtaret ne ring. Pavaresisht jetes se tij teper te zene dhe ndoshta disa here teper te diskutuar nga shume kritike, Ali vazhdon te jete figura me e shquar, me e dashur dhe me popullore e shekullit te njezet. Nje drejtues te persosur, shpesh e therriste veten “me i Miri,” dhe shume nga fansat e tij besonin dhe ishin te bindur se ky emer i pershtatej.

Cassius Clay lindi ne Louisville, Kentucky, Ali eshte rritur ne nje lagje te nje klase te mesme, me i madhi nga dy vellezeritAli eshte rritur ne nje lagje te nje klase te mesme, me i madhi nga dy vellezerit ishte Cassius Marcellus Clay Sr. dhe motra quhej Odessa (Grady) Clay. Babai i Ali ishte nje piktor mural, ndersa e ema ishte nje shtepiake. Ali shkonte cdo te Djele me familjen ne kishen ‘Mount Zion Baptists’ dhe shkonte se bashku me te vellane ne shkollen e mesme per te rinjte te quajtur ‘DuValle’ dhe shkollen e mesme qendrore ne Louisville. Ali ishte nje student i varfer, te cilen ai e shfrynte me perkushtimin e tij ndaj boksit kur ishte i vogel. Fatkeqesisht, Ali rrethen se do te deshironte ti perkushtonte me shume kohe periudhes akademike, pasi ai eshte luftetari boksier me i ngadalte dhe me me shume gabime ne lexim gjate gjithe jetes se tij.

Ali filloi boksin ne moshen 12 vjecare, mbasi i vodhen bicikleten. Ai denoncoi vjedhjen e bicikletes policit Joe Elsby Martin, i cili e ftoi te stervitej ne boks. Martin ishte supervizori i boksiereve te rinj dhe kishte nje show televiziv te quajtur Kampionet e se Nesermes. Ai arriti te siguroje stervitjen e Ali me Fred Stoner, i cili i mesoi te levize me shpejtesine dhe zhdervjelltesine e nje kercimtari. Ali i eshte borxhli ketij njeriu i cili i mesoi shkathtesine dhe aftesine per tu bere boksieri me i madh dhe me i fuqishem i te gjitha koherave.

Ne shkolle te mesme, Ali ishte nje boksier i suksesshem amator, duke fituar 100 nga 108 ndeshje te bera dhe fitoi gjashte Kentucky dhe dy here Dorezat e Arta ne kampionatin kombetar, si dhe dy cmime ne Unionin e Kampionatit te Atleteve Amatore. Ai mori pjese ne Olimpiket e zhvilluara ne Rome me 1960, ku, Ali sic do te deklarohet dhe me vone, arriti te nxjerre ne pah talentin e tij ne ring per te terhequr vemendjen e kundershtarit dhe per ta torturuar psikologjikisht ate. Ne moshen 18 vjecare, Ali fitoi medaljen e arte olimpike ne kategorine e lehte te peshave te renda ne boks. Ndera ai kthehej per ne Louisville, ai nenshkroi nje kontrate e cila e perfshiu ate ne kategorine e nje boksieri profesionist.

Ne fillimet e karrieres se tij si nje boksier profesionist, Ali arriti te terhiqte vemendjen e mediave nepermjet oratorise se tij te shfrenuar ndersa nxirrte ne pah aftesite e tij per te marre shume shpejt titullin e kampionit te peshave te renda, megjitese ai ishte ne renditje i nenti si pretendent per cmim. Menjehere ai arriti te beje per vete publikun dhe kritiket ne saje te forces se tij dhe karakterit teper te forte, ne saje te nje aftesie te papare kombinuese te te shprehur dhe te vepruarit ai arrinte tia dilte mbane ne cdo situate qofte kjo e krijuar nga gazetaret po ashtu dhe nga sfiduesit e ndryshem ne ring. Ali nuk ishte vetem nje mjeshter dhe shume i zoti ne sport, por ai ishte dhe nje arme e mprehte dhe teper e dashur ne syte e publikut dhe teper i depertueshem ne mediat e kohes, te cilat ai i beri per vete ne saje te oratorise dhe guximit qe ai e shprehte jo vetem ne saje te forces psikologjike kundrejt kundershtareve, por dhe ne aftesiete e tij te pakonkurueshme ne ring. Ne vitin 1964, Ali deklaroi per median Sporte te Ilustruar, “Nese ju jeni duke vrare mendjen se cili eshte ndryshimi midis [boksiereve te tjere te peshave te renda] dhe meje; atehere po ju them se ai qendron ne faktin se: Une jam ai per te cilin flasin cdo dite gazetat dhe shtypi; ju nuk keni degjuar asnjehere per ta. Une nuk po them se ata nuk jane boksiere te mire. Shumica e tyre … mund te luftojne pothuajse aq mire sikurse dhe une. Por vetem po them se ju nuk keni degjuar asnjehere per ta. Dhe arsyeja eshte teper e thjeshte sepse ata nuk arrijne te kercejne ne ring, nuk arrijne te thyejne akullin e mediave. Cassius Clay eshte nje boksier qe mund te pershtatet ne ritmin e ringut me mire se kushdo tjeter.”

Akoma me emrin e tij te lindjes, Cassius Clay, Ali u ndesh me Sonny Liston per titullin kampion i botes per peshat e renda. Ndeshja ne Miami terhoqi shume publik, kjo ishte nje arritje e oratorise teper intriguese dhe fyerjeve te Ali kundrejt Liston. Perseri arriti ta perfshije boksin ne qender te vemendjes se botes se sportit ne Amerike. Ishte nje jave me pare ndeshjes qe Ali filloi oratorine e tij, “te zhdervjellet si nje flutur, dhe qe thumbonte si blete.” Ali i dhuroi shikuesve nje ndeshje vertet spektakolare, nepermjet kombinimit teper te suksesshem te levizjeve te tij te shkathta, forces goditese te papritura dhe te fuqishme, dhe shmangieve teper profesionale te kurtheve te kundershtarit. Ai kercente ne ring, dhe performanca e tij ishte nje afersi me shume me kedo qe e shihte dhe fitonte zemren cdo personi qe po e shihte per here te pare. Ne moshen 22 vjecare, Ali mundi Liston dhe u be kampioni i botes se peshave te renda ne boks. Ndeshja ishte nje themel i forte per fillimin e nje karriere te gjate te Ali si nje personazh i dashur dhe “i adhuruar” i botes se boksit.

Shume shpejt Ali pervec karrieres se tij si boksier profesionist, u be dhe nje personazh teper aktiv politik dhe social. I neveritur nga racizmi ne Amerike, ai hodhi medaljen e arte Olimpike ne nje lume, mbasi atij ju refuzua sherbimi ne nje restorant, sepse ai ishte zezak. Gruaja e pare e Ali raportoi se ai ka thene per Kureshtar ne Philadelphia, “Se medalja e arte nuk do te thonte asgje per te, nese vellezerit dhe motrat e mia zezake do te trajtoheshin jo sic duhet ne vendin te cilin une e perfaqesoj.” I inspiruar nga Malcolm X ndersa jetonte ne Miami, Ali vendosi ne kete kohe te behej pjestar i Bashkesise Islamike. Cassius Clay, Jr. ju dha emri Muhammad Ali nga Elijah Muhammad, titulli i tij i ri do te thonte “njeri i dashur per Allahun.”

Ali e mbroi perseri titullin kampion te peshave te renda duk mundur Liston ne ndeshjen e kthimit te zhvilluar ne Qershor te vitit 1965 me nje grushtim anesor ne koke, e cila rezultoi ne knockout. Goditja ishte teper e papritur si per Liston, por ne te njejten kohe dhe per publikun. Gazetaret sportiste shkruan sesi perfeksionimi i kombinimit te shpejtesise me forcen ne ate grushtim, demostroi ne syte e te gjithe botes se Ali ishte nje boksier i nje kalibri te rralle. Fuqia e asaj goditje ngriti kemben e majte te Liston gjate shembjes se tij dhe perplasjes ne tapetin e ringut.

Pervec talentit te tij si boksier, Ali po urrehej nga shume persona ne Amerike, nga momenti qe u be publike se ai ishte bere nej Mysliman. Duke shtuar ne kete drejtim dhe vendimin e tij me bindje te plote per te mos marre pjese ne luften qe Amerika po zhvillonte ne Vietnam. Ai refuzoi ti pergjigjej rekrutimit te tij, dhe si rezultat i kesaj, ne Maj te vitit 1967, atij ju hoq titulli dhe licensa per tu ndeshur ne boks nga Shoqeria Boterore e Boksit dhe u denua per shkak se kishte shkelur Nje Vendim Konstitucional te vendosur nga qeveria. Ali deklaroi ne shtyp, “Nuk nuk asgje kunder atyre Viet-Kongeve. Asnje Viet-Kong me ka thirrur ndonjehere zezak.” Fansa “patriotite” te boksit dhe gazetare sportise moren pjese ne nje proteste te ashper dhe me nota revoltuese kunder tij. Duke reflektuar ne kete periudhe, Jack Olsen shpjegoi per median Sporte te Ilustruar, “Zhurma u transformua ne nje potere, goditje daullesh te nje lufte te shenjte. Komentatoret ne TV dhe radio, te vegjel te vjeter gra dhe burra…shkrimtar, dhe prifterinj te komunes, strategjist te kolltuqeve te Pentagonit dhe politikane kudo qe ishin u bashkuan per te kuptuar – kerkesen e Cassius.” Ali i komentuar nga Edwin Shrake per median Sporte te Ilustruar, “Do te heq dore nga titulli i kampionit, pasurise sime, mbase dhe te ardhmes sime. Shume njerez te shquar jane testuar ne besimet e tyre fetare. Nese une e kaloj kete test, do te behem akoma me i forte.” Denuar me pese vjet burgim dhe i leruar ne apel, persekutimi ndaj Ali zgjati edhe per tre vjet.

Ali u rikthye ne ring. Ndeshja e tij e pare qe prej vendimit te Gjykates se Larte ishte kunder Jerry Quarry ne Nentor te vitit 1970 ne Atlanta. Ali fitoi duke e rrezuar Quarry ne tapet me knockout ne raundin e trete. Mbas rimarrjes se licenses se tij ne New York, Ali u ndesh me Joe Frazier, kampionin e peshave te renda, ne New York ne Mars te vitit 1971. Ali e humbi kete ndeshje – humbja e pare ne karrieren e tij profesioniste – dhe Frazeir arriti ta mbroje titullin e kampionit te botes. Ne fund te karrieres se tij, Ali eshte ndeshur dy here te tjera me Joe Frazier. Keto tre ndeshje ishin me te diskutuarat ne sport, per shkak te intesitetit dhe kohezgjatjes se tyre.

Ne 1974 Ali u arriti te hakmerrej nga humbjes se tij me Frazier duke siguruar nje vendim fitoreje unanime. Ky shpagim nuk i dha perseri Ali titullin e kampionit, pasi kampioni i ri George Foreman e kishte shkurorezuar Frazier nga titulli kampion. Ali arriti te siguroje nje ndeshje per titull kunder Foreman ne Kinshasa, Zaire. Per faktin se Foreman ishte me i ri, me i forte dhe me i beshem ne te njejtin kohe i konsideruar si goditesi me i fuqishem ne boks, ai ishte i favorizuar per te fituar. Ali ne kete ndeshje perdori nje taktike te re ate te quajtur mbeshtetur-ne-litar, gjate te ciles ai i rezistonte goditjeve te pareshtura te Foreman duke qendruar i mbeshtetur ne litar, nje rezistence kjo qe zgjati per tete raunde. Foreman shpenzoi te gjitha energjitem ndersa Ali priste momentin e pershtatshem. Kur Ali me ne fund doli u shkeput nga te mbeshtetur ne litar, ai shpertheu ne nje sere levizjesh dhe kombinimesh te suksesshme qe e lane me goje hapur te gjithe publikun, duke perfshire ketu dhe nje grushtim te fuqishem me te djathte qe e derguan kampionin ne tapet, ndersa po numeroheshin sekondat e fundit perpara se te perfundonte raundi. Ali arriti te dilte trimfues dhe ta rifitonte titullin kampion.

Ne Shtator te vitit 1975, per te treten here, Ali u ndesh me te pameshirshmin Joe Frazier. Ndeshja u zhvillua ne Manila dhe Ali fitoi kur Frazier e kishte te pamundur ti pergjigjej ziles ne raundin e fundit.

Megjithate Ali e humbi titullin ne fillimet e vitit 1978 kunder Leon Spinks, por ne nje ndeshje kthimi ai e mundi Spinks dhe e fitoi titullin kampion per te treten here. Ne 26 qershor te vitit 1979, ne moshen 37 vjecare, Ali u largua nga ringu si boksier profesionist me 59 fitore dhe 3 humbje.

Per shkak te shpenzimeve te shumta, Ali e gjeti veten ne nje gjendje te keqe ekonomike. Me 1980 ai iu rikthye ringut per tu ndeshur me Larry Holmes per titullin e Keshillit Boksier Boteror (WBC) dhe per nje shume prej 8 milion dollare. Kur Ali nuk arriti ti pergjigjej ziles ne raundin e njembedhjete, Holmes fitoi ndeshjen me nje knockout teknik. Nje vit me vone Ali u ndesh si boksier profesionist per here te fundit, kur ai u ndesh me Trevor Berbick. Nje muaj me pare ditelinjes se tij 40 vjecare, Ali u mund per here te peste ne karrieren e tij profesionale.

Mbas humbjes se ndeshjes me Holmes, shendeti i Ali pesoi nje renie te shpejte: ai ishte i ngadalte dhe i dobet ne aftesite e tij motorike. Ne fillim ai pati nje diagoze te gabuar sikur ai vuante nga tiroidet. Mbas nje ekzaminimi mjeksor ne vitin 1982, Ali filloi trajtimin kunder semundjes se Parkisonit ne Universitetin e Kalifornise. Doktoret me pas u shprehen se Ali vuan nga nje forme semundje e Parkisonit, e cila ka ardhur si rezultat i traumave te shkaktuara ne koke nga goditjet e marra ne ring, por vetem nje autopsi mund te konfirmonte analizat e tyre.

Ne fund te karrieres se tij si boksier, Ali u perqendrua ne nje aktivizim potitik dhe pune bamiresie. Ne 1980, ai suportoi Jimmy Carter dhe Partine Demokratike, mandje punoi dhe ne Kuvendin Kombetar Demokratik ne New York. Ne shkurt te vitit 1985, ai kreu rolin e nje nderlidhesi diplomatik, duke tentuar te siguronte leshimin e kater amerikaneve te rrembyer ne Lebanon. Ali u takua gjithashtu me drejtuesit e Bashkimit Sovjetik dhe Afrikan dhe themeloi dhe Organizaten Boterore te te Drejtave, Lirise dhe Dinjitetit (WORLD).

Ne Lojrat Olimpike te zhvilluara ne Atlanta me 1996, bota dhe vendi i tij e nderoi Ali duke e zgjedhur ate per te ndezur pishtarin Olimpik gjate ceremonise se hapjes. Me 1999, Ali ishte boksieri i pare qe u shfaq ne kopertinen e Wheaties boks.

Ali eshte babai i nente femijeve dhe eshte martuar kater here. Ai jetoi me gruan e katert, Yolanda, e cila njekohesisht eshte dhe menaxheria e tij ne Berrien Springs, Michigan. Gjate fundit te viteve 1990, kerkesa e vajzes se Ali, Khaliah Ali, per pjesmarrje ne nje karriere si boksiere u publikua gjeresisht ne te gjitha mediat lokale dhe nderkombetare. Megjithese ai ishte shprehur publikisht kunder pjesmarrjes se grave ne sport, Khaliah vazhdoi te ndiqte hapat e babait te saj kampion.

SHKARKO APP