“Me gjithë respektin për Shqipërinë”, portieri legjendar Dudek ka një apel para sfidës së sotme
Lukasz Skorupski është një nga mungesat e mëdha për Poloninë sot ndaj Kombëtares sonë. Në mungesë të tij, shumica e analistëve sportivë shohin si zgjedhje të parë Kamil Grabara, aktualisht pjesë e Wolfsburg. Të njëjtin mendim ndan edhe legjenda e portës polake, Jerzy Dudek, i cili beson se Grabara duhet të preferohet ndaj Bartosz Drągowski.
“Avantazhi i tij është vetëbesimi dhe eksperienca në Bundesliga, një kampionat shumë kërkues. Mendoj se ai është zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Skorupskin dhe duhet të ndërtohet si titullar në ekip,” u shpreh Dudek për mediat polake.
Polonia do të përballet të enjten me Shqipërinë në stadiumin PGE Narodoëy, në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026. Sipas Dudek, skuadra duhet të dominojë ndeshjen dhe jo të mbështetet te forma e portierit.
“Nuk duhet të jetë një ndeshje ku rezultati varet nga portieri ynë. Ne duhet të kontrollojmë lojën dhe të vendosim ritmin. Nëse portieri është heroi i ndeshjes, kjo do të na reflektojë keq. Me gjithë respektin për Shqipërinë,” theksoi ai për “Super Express”.
Grabara ka vetëm tre paraqitje me kombëtaren polake, ku ndeshja e fundit daton më 14 nëntor të vitit të kaluar, në barazimin 1-1 ndaj Holandës në eliminatoret e Botërorit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

