Me Haaland dhe Depay në formacionin e javës, Broja merr një notë shumë të lartë

Armando Broja bëri një paraqitje fantastike edhe në ndeshjen ndaj San Marinos. Sulmuesi i aktivizuar vetëm në fillimin e pjesës së dytë arriti që të bëhej protagonist me një gol të shënuar dhe me dy asiste për Laçin dhe Uzunin.

Sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 9.3 nga portali i statistikave “Sofascore”, duke u bërë edhe pjesë e formacionit më të mirë të ndeshjeve të 6-ta në grupe. Së bashku me të në sulm janë dy emra shumë të njohur si Haaland dhe Depay.

Një vlerësim i veçantë për sulmuesin që fillimisht shihej me sy aspak të mirë nga trajneri Reja, por ndeshje pas ndeshje ai ka treguar se ka kualitete të jashtëzakonshme. Edhe pse vetëm 19 vjeç Broja ka ditur të tregojë se është një bomber i frikshëm. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP