Më i keqi i 30 viteve të fundit, shkarkimi i Inzaghit nga Milan çështje kohe
E ardhmja e trajnerit Filippo Inzaghit në krye të Milan, pas humbjes 2-1 me Fiorentinën në Seria A është gjithmonë e më shumë në rrezik. Tekniku i ri i Milan vështirë se ka shanse që të mbajë postin aktual edhe për sezonin e ardhshëm. Ato që ndëshkojnë Super-Pippon janë shifrat, me të vërtetë të pabesueshme. Asnjë trajner i epokës së presidentit Silvio Berlusconi, nuk ka marrë kaq pak fitore në 27 javë të kampionatit italian sa ish-bomberi i shquar i kësaj skuadre. Edhe pse ishte një sulmues i madh, Inzaghi nuk mund të quhet edhe një trajner i tillë. Përderisa kanë dështuar Diego Armando Maradona në këtë profesion, nuk ka pse të jetë çudi që shifrat të tradhtojnë edhe sulmuesin italian që po drejton Milan këtë sezon, skuadra e të cilit ndodhet gati në të njëjtat pozita me Empolin e mbrojtësit të kombëtares sonë, Elsied Hysja. Për të gjetur dikë më të keq se Inzaghi duhet të kthehemi 30 vite më pas, në sezonin 1983-1984, kur Castagner në krye të pankinës kuqezi regjistronte 7 fitore, një më pak se tekniku aktual.
KOHA JONË SONDAZH

