Më i miri ndaj Anglisë/ Hoxha: Krijuam shumë, por na mungoi fati

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha, ishte një nga lojtarët më aktivë në ndeshjen që Shqipëria humbi 0-2 ndaj Anglisë. Pas përfundimit të sfidës, ai foli për Tv Klan, ku u shpreh i zhgënjyer që skuadra nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara.

Hoxha theksoi se kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre.

“Besoj se bëmë një ndeshje të mirë. U mundova të bëj detyrën time dhe të bëj diferencën. Krijuam raste, por nuk shënuam dhe kjo na dhemb. Mendoj se na mungoi edhe pak fat. Anglia nuk krijoi shumë, Kane shënoi me rastin e parë, është lojtar klasi,” u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi foli edhe për rastin e tij personal pranë zonës së Anglisë:
“Vrapova nga zona në zonë për të ndjekur aksionin. Mendova të gjuaja në krahun tjetër, por nuk ia dola. Më vjen keq, sepse Bajrami më dha një top të shkëlqyer.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Hoxha vlerësoi gjithashtu konkurrencën në repartin ofensiv, duke përmendur edhe Uzunin: “Të gjithë çunat në sulm bëjnë punën mirë. Për mua nuk ka problem kush luan. Uzuni është lojtar që e ndjek hapësirën, bën presion dhe ka shumë kualitet. Shpresoj të shënoj në mars.”

Pavarësisht rezultatit, Hoxha mbetet i motivuar për ndeshjet e ardhshme, duke premtuar rikthim më të fortë me Kombëtaren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?