Më i miri ndaj Gjeorgjisë, Asllani: Kombëtarja, emocion unik!
Mesfushori Kristjan Asllani, i cili luajti 90 minuta në miqësoren ndaj Gjeorgjisë ishte më i miri në fushën e lojës. Futbollisti që ka shkëlqyer te Empoli këtë sezon tregoi vlerat e tij që në duelin e parë si titullar.
“Është emocion unik. Luajtëm të gjithë mirë, kemi bërë shumë raste, mungoi vetëm goli para tifozëve, por do të vijë edhe goli, jam i sigurt. Unë hyra në fushë, doja të kërkoja të ndihmoja çunat dhe shpresoj se e kam bërë mirë. Unë e ndjej veten më mirë kur luaj si 6 para mbrojtjes. Edhe te Empoli kam luajtur aty, por futem ku të dojë trajneri.
Unë dhe Bajrami njihemi mirë, por sot ndjehemi mirë me mesfushorët dhe jam shumë i lumtur se kemi bërë super ndeshje me ekipin. Për mua ekipi është shumë i fortë dhe do të bëjmë shumë gjëra të bukur në të ardhmen”, tha Asllani.
KOHA JONË SONDAZH

