Më i miri ndaj Pisës, Ismajli: Do luftojmë për të marrë sa më shumë pikë deri në fund!

Ardian Ismajli ishte një nga protagonistët e fitores së Torino në transfertë ndaj Pisa-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Serie A.

Mbrojtësi shqiptar, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, foli pas përfundimit të takimit duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës dhe rëndësinë e tri pikëve. Megjithatë, ai tregoi edhe një gjest simbolik, duke theksuar se çmimin individual do t’ia dhuronte vajzës së vogël të shokut të skuadrës, Adams.

“E rëndësishme është që morëm tre pikët dhe mendoj se i merituam plotësisht. Kjo tregon se jemi një skuadër e fortë dhe nuk dorëzohemi. Me ardhjen e trajnerit Roberto D’Aversa kemi ndryshuar dhe tani shohim përpara me besim”, u shpreh Ismajli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ndaloi edhe te rëndësia e mbrojtjes solide, duke theksuar se mbajtja e portës së paprekur është çelësi për të marrë rezultate pozitive.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse mban rezultatin 0-0, ke gjithmonë mundësi të shënosh. Ndërsa nëse je në disavantazh, rrezikon të mos marrësh asgjë. Sot bëmë një ndeshje shumë të mirë si ekip dhe me durim arritëm të gjejmë golin”, shtoi ai.

Në fund, Ismajli komentoi edhe situatën e skuadrës në renditje, duke theksuar se objektivi i mbijetesës është pranë, por pa e ulur ritmin.

“Jemi të qetë duke parë edhe rezultatet e skuadrave të tjera, por nuk do të ndalemi. Do të luftojmë për të marrë sa më shumë pikë, sepse Torino nuk meriton të jetë në këtë pozicion”, përfundoi mbrojtësi kuqezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?