Më i miri në Ligue 1, Mbappe: Ua them shpejt vendimin tim për të ardhmen!

Kylian Mbappe është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit në Ligue 1, ndërkohë që pasi mori vlerësimin dha një deklaratë të rëndësishme për të ardhmen.

“Vendimin thuajse e kam marrë. Shumë shpejt do ta bëj të ditur për të gjithë”, u shpreh ylli francez, që gjithsesi rezistoi dhe nuk dha asnjë sinjal në lidhje me klubin ku do luajë sezonin e ri.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim nëse Mbappe do të zgjatë kontratën me Paris Saint Germain, këtë herë me shifra ekonomike shumë më të larta, apo do t’i bashkohet Realit të Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?