Më i pëlqyeri! Ronaldo kalon Shakirën dhe klubin e Realit
Cristiano Ronaldo shënoi në “El Calsico” ndaj Barcelonës një gol, megjithëse Barça humbi 1-2, por portugezi e ka nisur vitin 2015 me një ngjitje në karrierë. Ai qëndron në krye të listës, kur bëhet fjalë për “Facebook”. Pak ditë më parë futbollisti i njohur ja ka kaluar yllit të Pop-it, Shakira, duke u kthyer në personin që ka marrë më shumë pëlqime në rrjetin social. Sipas The Ëashington Post, Ronaldo ka 107.129.082 pëlqime, ndërsa Shakira 107.083.874. Futbollisti ja ka kaluar gjithashtu edhe rivalit në futboll, Leo Messit, i cili ka 78.296.850 pëlqime. Ai ka arritur të “triumfojë” edhe mbi klubin e tij, Real Madrid, i cili ka 82.9 milionë “like”.
KOHA JONË SONDAZH

