“Më mirë që Ronaldo do e ndjekë sfidën nga TV, nëse shoh formacionin e tyre … mbyll sytë”

Trajneri i Crotones, Giovanni Stroppa ka bërë pak shaka me mungesën e Ronaldos në vigjilje të sfidës kundër Juventusit. Strategu italian është lehtësuar disi nga mungesa e portugezit pas infektimit me koronavirus.

“Më mirë që do ta shohë ndeshjen nga Tv. Nëse shikoj formacionin që ata do të jenë në gjendje që të vendosin në fushë, thjeshtë duhet të mbyllë sytë. Janë skuadra për t’u mposhtur, më e forta në të gjitha kuptimet.

Një rezultat pozitiv ndaj tyre mund të jetë vendimtare për të ardhmen tonë, por ekipi po rritet. Duhet të përmirësohemi në minutat e fundit dhe të punojmë individualisht në të dyja fazat. Jam i shqetësuar disi nga rezultati ndaj Sassuolos”, deklaroi strategu i Crotones. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP