Kampionati italian/Seria A do të nis më 20 qershor, Kupa më 13

Serie A do të rinisë më 20 qershor dhe tashmë është zyrtare. Vendimi është marrë këtë të enjte pas një takimi mes përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të futbollit.

Gjithsesi futbolli italian do të nisë më herët. Më 13 qershor do të luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, ku Juventusi do të presë Milanin, ndërsa Napoli do të luajë me Interin.

Më herët, u pranua edhe protokolli i federatës, por u vendos që nëse një lojtar do të rezultojë pozitiv me Covid-19, i gjithë grupi do të karantinohet për 14 ditë.

SHKARKO APP