Me ose pa COVID, lojërat Olimpike do të nisin në 23 korrik 2021

Lojërat Olimpike të Tokios do të luhen me 23 korrik 2021, “me ose pa COVID”.

Ato ishin planifikuar që të zhvilloheshin korrikun e këtij viti, por për shkak të pandemisë, u vendos që të shtyhen. Megjithatë, John Coates, nënkryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar tha se nuk do t’i vonojnë përtej 2021.

Lojërat Olimpike që ishin planifikuar të mbaheshin në 2020 kishin si slogan për rindërtimin pas shkatërrimit të tsunamit, por tani më fokusi është COVID-i. Ato do të jenë “lojërat që mposhtën COVID-in, drita në fund të tunelit”.

SHKARKO APP