Më shumë gola se ndeshje, Patrik Schick është ringjallur në Bundesligë

Patrik Schick ka shpërthyer këtë sezon. Pas një Europiani të shkëlqyer me Republikën Çeke, ish-sulmuesi i Romës dhe i Sampdorias po kalon sezonin e tij më të mirë në aspektin e realizimit të golave.
Bayer Leverkusen po kalon një sezon pozitiv më shumë prej magjive të tij. Janë 17 golat e shënuar në total nga bomberi çek në vetëm 15 ndeshje të luajtura në Bundesligë.
Askush më parë nuk ka bërë kaq mirë me fanellën e “Aspirinave”. Në klasifikimin e golashënuesve, ai ndodhet vetëm pas Lewandowskit që ka realizuar 20 gola, si dhe para Haaland që ka shënuar 13 gola, por ky i fundit ka munguar në shumë ndeshje nga dëmtimet. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

