Më të qetë se mbrëmë, tifozët holandezë dhe italianë “shijojnë” Tiranën para finales (Pamjet)

Tifozët i kanë shfrytëzuar këto ditë jo vetëm për ndeshjen, por edhe eksploruar Tiranën dhe plazhet shqiptare. Në fotot e publikuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, tifozët shihen në lokacione të ndryshme të qytetit. Në zonën e Liqenit Artificial, shihet një njeri i veshur si “ujk”, simbol i Romës ky. Edhe pse kapacitetet e “Air Albania” është mbi 20 mijë tifozë, në Tiranë kanë mbërritur disa mijëra më shumë.

Ata do të vendosen në hapësira të ndryshme, për të ndjekur ekipin e zemrës. Tifozët holandezë, do të kenë në dispozicion zonën te pedonalja. Tifozët shqiptarë do të vendosen në Sheshin Skënderbej, ndërsa romanët në Amfiteatrin e Liqenit Artificial.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?