Mediat e huaja: Shqipëria ngazëlluese sfidon bastet dhe shkon në Francë

Shqipëria shpërfill bastet dhe prek finalet e Kampionatit Evropian.

Një fitore 3-0 në Armeni dërgon Shqipërinë në Euro 2016, që të mbahet në Francë

Berat Xhimshiti dhe Armando Sadiku shënuan pas autogolit të Hovhannisyan, në këtë fitore. Danimarka tani duhet të kualifikohen përmes “Play-off”, për evidentin e verës së ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Daily Mail” raporton se  Shqipëria do të luajë në Kampionatin Evropian për herë të parë , pasi fitorja në Armeni i siguroi vendin e dytë në Grupin I, pas Portugalisë dhe përpara Danimarkës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para fushatës eliminatore, asnjë kompani bastesh nuk e kishte  parashikuar kualifikimin e kuqezinjve në Francë dhe kush mund ta ketë luajtur atë, me siguri ka fituar shumë.  

Lojtarët e Shqipërisë kërcyen dhe përqafuan njëri-tjetrin pas fishkëllimës finale. Kapiteni Lorik Cana po qante, ndërsa ai festonte me shokët.

Shqipëria ka arritur 14 pikë me këtë fitore, dy pikë më shumë se vendi i tretë, Danimarka, Kampionë e Europës më 1992.

Portugalia, e cila kishte arritur vendin e parë, e përfundoi fushatën eliminatore me një fitore 2-1 ndaj Serbisë, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve, pas tetë ndeshjeve.

Festa në Tiranë mund të ketë qenë normale për mediat angleze, por ato janë befasuar sesi  ajo është festuar po aq pasivisht edhe në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?