Mediat italiane pyesin trajnerin e Romës: A ju pëlqen Hysaj?
Elseid Hysaj pritet të largohet gjatë muajit janar për shkak të mungesës së hapësirave, pasi situata e tij nuk ka ndryshuar as me afrimin e Gennaro Gattusos. Trajneri i ri i të kaltëve, vazhdon të besoj më shumë te Di Lorenzo duke lënë në stol mbrojtësin shkodranin.
Një nga pistat më konkrete gjatë janarit është Roma, pasi Florenzi pritet të largohet shumë shpejt nga verdhekuqtë.
“A keni folur me Florenzin dhe mundësinë që ai të humbasë vendin në kombëtare? A ju pëlqen Hysaj”, ishte pyetja e gazetarëve italianë për trajnerin Fonseca.
“Nuk flas për lojtarët e skuadrave të tjera. Sa i përket Florenzit, kemi diskutuar brenda skuadrës”, ishte përgjigja e strategut portugez, duke mos dhënë asnjë sinjal për merkaton. /R.Lika-Koha Jone/