Mediat italiane: Strakosha s’është thjesht i biri i Fotos, i ka dhënë 12 pikë më shumë Lacios
Një ndër surprizat më të bukura të këtij sezoni te Lacio është sigurisht portieri shqiptarë, Tomas Strakosha. Në pak kohë portieri 22-vjeçar ka fituar vendin e titullarit, besimin e shokëve dhe të drejtuesve të skuadrës.
Sipas gazetës “Il Messaggero” pritjet e shumta të Strakoshës i kanë sjellë deri tani 12 pikë më shumë në tabelën e renditjes. Pikë që janë shumë të rëndësishme për Lacion që është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Gardiani i kombëtares sonë ka qenë shumë i rëndësishëm edhe për të bindur mbrojtësin holandez për të rinovuar kontratën. Mrekullitë e tij ndaj Sasuolos, Juventusit, dy ekipeve Xhenoveze, Atalantës dhe Interit, kanë sjellë gati 1/3 e 40 pikëve që kanë grumbulluar bardhekaltrit këtë sezon.
Në 20 ndeshje që shqiptari është aktivizuar, ai ka bërë 39 pritje, 32 prej të cilëve kanë qenë nga brenda zonës. Shokët e skuadrës kanë filluar ta cilësojnë si lider në ekip. Thomas është rritur shumë, dhe tashmë nuk është më thjesht i biri i djalit Fotaq, duke u kthyer në një nga zbulimet më të mëdha të Tares dhe Inzagit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

