Mediat italiane zbulojnë klubin e ri të Hysajt, është një emër surprizë
Elseid Hysaj me shumë mundësi do të largohet nga Napoli, pavarësisht se situata e tij ka ndryshuar për mirë pas ardhjes së Gattusos. “Tuttosport” së fundmi shkruan se shqiptari mund t’i bashkohet skuadrës së Torinos. “Demat” e duan futbollistin në skuadër dhe po këmbëngulin për ta rrëmbyer.
Agjenti i Hysajt, Giuffredi, ka patur një takim dje në Torino me drejtorin e klubit, Vagnati, ku është folur për të ardhmen e shkodranit. Palët janë dakord që kalimi të realizohet sa më shpejt.
Shqiptari humbi vendin e tij të titullarit te skuadra napolitane, prandaj dëshiron që të kalojë në një ekip që të luajë rregullisht. Hysaj e ka ndërtuar karrierën e tij në Serie A, pasi ka luajtur me Empolin dhe Napoli, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia e një transferimi të mundshëm te Roma.