Mediat spanjolle: Dembele ka akord për kalimin te Juventusi në vitin …

Ousmane Dembele ishte shumë pranë largimit nga Barcelona në merkato, por nuk arriti një marrëveshje me Manchester United. 23-vjeçari do të luajë shanset e tij deri në fund të sezonit me talentin Ansu Fati dhe Trincao.

Francezi gjithsesi duket se e ka vendosur se ku do të luajë në të ardhmen, pasi sipas “Catalunya Radio”, ai ka një marrëveshje me Juventusin për në vitin 2022, kur edhe do t’i përufundojë kontrata me Barcelonën.

Interesimi nga kampionët e Italisë për Dembele edhe gjatë kësaj vere nuk mungoi, teksa propozuan një shkëmbim me Douglas Costa, në mënyrë që të dy lojtarët të luanin në formë huazimi. Një ide që nuk u pranua nga klubi Blaugrana, që nuk arriti të gjente një sistemim për të deri në fund. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP